Ashton pritet t'i përgjigjet në letrën e presidentes Jahjaga
Bruksel, 17 prill - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ka pranuar letrën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
Zëdhënësja Maja Kocijancic ka thënës se baronesha Ashton e ka pranuar letrën e presidentes Jahaga dhe besoj se përgjigja do të dërgohet në kohën e duhur, ka thënë Kocijancic.
Është presidentja Atifete Jahjaga ajo që ka adresuar për në kryeqytetin e Bashkimit Evropian kërkesën për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe për krijimin e gjykatës. Në vija të trasha, presidentja e ka përshkruar se si do të duket ky mekanizëm i drejtësisë.
Ndërkaq, gazeta Zëri gjatë ditës do t'ju informoj me më të rejat në lidhje me këtë çështje.