25 Dhjetor 2024

Ashton përshëndet emërimin e Gentilini-t

Prishtinë, 6  maj - Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri/ Zëvendës Kryesuese e Komisionit, e përshëndeti sot vendimin e Këshillit për emërimin e Fernando Gentilini-t si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë deri më 31 korrik 2011:

"Jam shumë e kënaqur që Këshilli, në bazë të rekomandimit tim, ka emëruar Fernando Gentilini-n si Përfaqësues Special të BE-së në Kosovë.

Fernando Gentilini e njeh shumë mirë Ballkanin Perëndimor e veçanërisht Kosovën, dhe unë pres të bashkëpunoj shumë të ngushtë me të.

Në pozitën e tij të përkohshme, ai do të bëj përgatitjet për një prani të fuqishme dhe afatgjate të BE-së në Kosovë, në përputhje me Traktatin e Lisbonës dhe me perspektivën evropiane të tërë rajonit.

Unë po ashtu dua të falënderojë ngrohtësisht Përfaqësuesin e mëparshëm Special, Pieter Feith, për përkushtimin dhe punën e shkëlqyeshme gjatë gjithë mandatit të tij."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)