Ashton: Palët të ulin tensionet
Bruksel, 27 dhjetor - Vizita e Kryeministrit japonez, Shinzo Abe në sanktuarin Yasukuni, i konsideruar nga Kina dhe Koreja e Jugut si një simbol i makabriteteve të kryera në të kaluarën nga ushtria japoneze, nuk kontribuon në uljen e tensioneve në rajon, deklaroi shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton përmes një komunikate.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë ka ndjekur me kujdes vizitën e Kryeministrit japonez, Shinzo Abe në sanktuarin Yasukuni, sqaronte në komunikatë zyra e shtypit e BE-së.
Ky veprim nuk është i përshtatshëm për uljen e tensioneve në rajon dhe as në përmirësimin e marrëdhënieve të Japonisë me fqinjët, në veçantë me Kinën dhe Republikën e Koresë, thuhet në komunikatë.