15 Janar 2025

Ashton mohon mundësinë e ”zarfit”

​Bruksel, 30 qershor - Kabineti i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka hedhur poshtë cilëndo mundësi të përzierjes së Brukselit në emërtimin e mandatarit të qeverisë së re në Kosovë.

Maja Kocijançiq zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane i ka mohuar aludimet e disa mediave kosovare për ekzistimin e zarfit – sinonim ky për propozimin ndërkombëtar për emrin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

“Këto janë spekulime të kota”, ka deklaruar Kocijaçiq. Ajo ka përsëritur qëndrimin zyrtar të kabinetit ashton të shprehur edhe më herët se formimi i qeverisë është çështje e brendshme e Kosovës. “Ne besojmë se liderët e Kosovës do jenë në gjendje të formojnë qeverinë, në një proces demokratik, duke u bazuar në rezulatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Kocijançiq.

Përderisa qëndrojnë anash nga procesi i formimit të qeverisë së re në Kosovë, nga zyra e Baroneshes Ashton vazhdohet të insistohet se edhe qeveria e re e Kosovës, në cilëndo përbërje qoftë ajo, duhet të jetë e përkushtuar ndaj procesit të normalizimit të raporteve  me Serbinë, përkatësisht dialogut politik. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)