Ashton: Marrëveshjet Kosovë - Serbi afrojnë palët me BE-në
Bruksel, 5 korrik - Bashkimi Evropian ka kërkuar një "implementim të shpejtë " të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemeve praktike të qytetarëve në të dy vendet.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton ka mirëprituar marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duke u shprehur se ato "i sjellin të dyja palët më pranë Bashkimit Evropian."
Marrëveshjet janë pozitive për të dyja palët, tha Ashton pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi të hënën në Bruksel.