27 Dhjetor 2024

Ashton: Kosova dhe Serbia, të ulin tensionet

Bruksel, 28 korrik - Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka dënuar dhunën në veri të Kosovës.

“E dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës. Zhvillimet e fundit janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e saj.

Ajo ngarkon me përgjegjësi Beogradin dhe Prishtinën, duke i bërë thirrje për zbutjen e menjëhershëm të tensionit dhe vendosjen e rendin dhe sigurinë për të gjithë.

“Dhuna kurrë nuk do të tolerohet, ndërsa veprimet e njëanshme nuk janë rruga për të ecur përpara”, ka thënë kryediplomatja evropiane.

Një grup personash kanë sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar në Jarinë, mbrëmjen e së mërkurës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)