Ashton: Kosova dhe Serbia kanë mospajtime të thella
Bruksel, 3 prill - Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se Kosova dhe Serbia nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, as pas negociatave që kanë zgjatur më shumë se 12 orë.
Baronesha Catherine Ashton, ka lëshuar një komunikatë për media, pak pas mesnatës ku ka njoftuar se ky është takimi i fundit formal dhe se sipas sajt palët kanë mospajtime të thella.
Është kjo hera e fundit që po mbajmë një takim formal është shprehur shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pas përfundimit të pasuksesshëm të takimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij nga Serbia Ivica Daçiq të mbajtur sot në Bruksel.
Një numër propozimesh janë ofruar në tryezën e bisedimeve, hendeku mes palëve është i vogël, por i thellë. Të dyja palët do të shkojnë dhe do të konsultohen me kolegët e tyre. Presim që brenda disa ditësh të na e komunikojnë vendimin, ka thënë Ashton, e cila në prononcimin e saj për media.