Ashton konfirmon takimin Thaçi - Daçiç
Bruksel, 15 maj - "Për Bashkimin Evropian realizimi i menjëhershëm i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, arritur prillin e kaluar, është i një rëndësie të veçantë", deklaroi të martën shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në një mesazh ku konfirmon zyrtarisht takimin e ri mes kryeministrave Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, më 21 maj në Bruksel.
''Kam ftuar Daçiçin dhe Thaçin për një takim javën e ardhshme, më 21 maj, për të diskutuar hapat e përbashkët që duhen ndërmarrë për realizimin e marrëveshjes së prillit'', shkruan Ashton.
''Një realizim i shpejtë është i një rëndësie të madhe dhe mezi pres për të diskutuar me dy kryeministrat'', thekson ajo.