11 Janar 2025

Ashton ka dosjet e strukturave ilegale në veri

Bruksel, 5 mars - Bashkimi Evropian ishte bindur që ta fuste në rend dite të dialogut Prishtinë-Beograd largimin e strukturave ilegale të Serbisë nga fusha e sigurisë, vetëm atëherë kur pala kosovare kishte dokumentuar praninë e këtyre strukturave në një dokument të cilin ia ka dorëzuar kohë më parë Brukselit dhe disa qeverive të vendeve të BE-së.

Kështu thonë burime ndërkombëtare në Prishtinë, sipas të cilave, në atë dokument përshkruhet prania e policisë së Serbisë, BIA-s serbe dhe strukturave të tjera të sigurisë në veri të vendit. Gjithashtu, me atë dokument përshkruhen edhe aktivitetet e tyre ilegale, shkruan gazeta “Tribuna”.

Vetëm pasi që këto dokumente, si thotë ky burim, janë vërtetuar e testuar nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, është pohuar nga ana e Brukselit se Serbia ka prani të strukturave të sigurisë në veri dhe është kërkuar që ato të largohen.

Kurse pjesa tjetër e institucioneve ilegale në veri që udhëhiqen nga serbët lokalë, është kërkuar që të transformohen dhe integrohen nëpërmjet procesit të bisedimeve të Brukselit.

Se ekziston një dokument i shkruar i palës kosovare, këtë e dëshmon edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ai ka konfirmuar se brenda këtij dokumenti ka të dhëna të mjaftueshme për të gjitha çështjet që po diskutohen në Bruksel. Për hartimin e dokumentit, Kuçi falënderon organet kompetente të sigurisë së Kosovës dhe çmon lart bashkëpunim me organet ndërkombëtare të sigurisë.

“Dokumenti identifikon edhe individët që punojnë në strukturat e sigurisë së Serbisë qoftë të MUP-it, BIA-s apo dikujt tjetër. Besoj që ky dokumentim ka qenë i mjaftueshëm që Serbia të bindet që ata duhet të largohen nga territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kuçi.

Përderisa për personat e infiltruar nga Serbia do të kërkohet që të largohen, disa nga pjesëtarët lokalë serbë do të kalojnë nëpërmjet një procesi rekrutimi në Policinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)