13 Janar 2025

Ashton: Incidentet në veri të hetohen pa vonesa

Bruksel, 5 nëntor - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka përgëzuar votuesit kosovarë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, të cilat i ka cilësuar si vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Ajo po ashtu ka falënderuar misionin OSBE-së për lehtësimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, si dhe misionin vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Ashton, në të njëjtën kohë, ka dënuar incidentet e dhunshme në vendvotimet në veri të Mitrovicës.

“Të gjithë votuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje, në një ambient të sigurt dhe pa dhunë. Incidentet duhet të hetohen pa vonesa”, ka thënë Ashton përmes një deklarate për media.

Kryediplomatja evropiane po ashtu ka konfirmuar se të mërkurën, më 6 nëntor, do të presë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, për një rreth të ri bisedimesh.

“Do të diskutojmë hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor, si dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit”, ka thënë Ashton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)