Ashton e kënaqur me bisedimet Kosovë-Serbi
Bruksel, 9 shtator - Bisedimet e realizuara mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq janë komentuar dhe vlerësuar pozitivisht nga shefja e diplomacisë Evropiane Catherine Ashton.
Ashton ka theksuar se është mëse e kënaqur nga bisedimet dhe me marrëveshjen e arritur mes dy kryeministrave për telekomin dhe energjinë.
Edhe zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë u komentuan nga baronesha Ashton. Kjo e fundit ka thënë se është me shumë rëndësi që të ketë sa më shumë pjesëmarrës në zgjedhje dhe se OSBE do të luaj një rol me rëndësi në to.