Ashton: E dënoj në termat më të fuqishëm sulmin ndaj EULEX
Bruksel, 19 shtator - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se është thellësisht e pikëlluar me vdekjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në veri të Kosovës.
Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm sulmin që ka çuar në vdekjen e një pjesëtari të stafit. Autorët duhet të sillen para drejtësisë, ka thënë Ashton në një deklaratë për media.
Sipas saj, Bashkimi Evropian është i vendosur që të vazhdojë angazhimin në Kosovë dhe punën e tij në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
U bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e arritura, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të pëmirësuar jetët e njerëzve në veri të Kosovës, ka thënë Ashton.