23 Dhjetor 2024

Ashton: Dialogu Prishtinë-Beograd të zhvillohet hap pas hapi

Bruksel, 23 shtator - Prishtina dhe Beogradi duhet të caktojnë vetë fushat e interesit, për të cilat duhet të bisedojnë. Kështu kërkuan zyrtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme, Katherine Ashton.

 Sipas BBC-së, në procesin negociator u kërkua edhe ndihma e Uashingtonit. Kërkesa e diplomatëve evropianë, është bërë me qëllim të përshpejtimit të takimit ndërmjet palëve dhe pamundësimit të, siç vlerësohet, dështimit të bisedimeve për shkak të përplasjeve për çështjen e agjendës.

Ndërkaq, në një intervistë për mediat serbe, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, e Bashkimit Evropian Katherine Ashton tha se dialogu Prishtinë-Beograd të zhvillohet hap pas hapi. Ajo tha se data e saktë e fillimit të bisedimeve ende nuk është caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)