12 Janar 2025

Ashton dhe Fuele raportojnë për marrëveshjen Kosovë - Serbi

Luksemburg, 22 prill - Ministrat e Jashtëm të 27 të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të takohen sot në Luksemburg.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe komisionari evropian për zgjerim Stefan Fuele do raportojnë sot para Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në lidhje me marrëveshjen e arritur në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij. serb Ivica Daçiq.

Pritet që ministrat e jashtëm të përshëndesin marrëveshjes Kosovë-Serbi, ndërsa Beogradit t’i jepet drita jeshile për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Meqnese nuk është paraparë miratimi i konkluzave, gjithsesi debati i sotëm që do mbahet me dyer të mbyllura do i krijojë kornizat për qëndrimin që do e mbajnë kryetarët dhe kryeministrat e vendeve të BE-së në samitin e qershorit.

Nga ky samit, Kosova pret vendimin për nisjen e negociatave të Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbia vendimit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.t drita jeshile për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Meqnese nuk është paraparë miratimi i konkluzave, gjithsesi debati i sotëm që do mbahet me dyer të mbyllura do i krijojë kornizat për qëndrimin që do e mbajnë kryetarët dhe kryeministrat e vendeve të BE-së në samitin e qershorit.

Nga ky samit, Kosova pret vendimin për nisjen e negociatave të Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbia vendimit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)