Ashton, 20 marsi vendimtarë për marrëdhien Kosovë-Serbi
Ashton pritet të vijë në Serbi të hënën ku do të bisedojë me krerët e shtetit Serb dhe më datë 20 mars do të vizitojë Kosovën.
Takimi i 20 marsit në mes të dy kryeministrave, është ndër momentet e fundit kur do duhej të arrihej marrëveshja nëse Prishtina dhe Beogradi dëshirojnë të shohin vendime konkrete në samitin e qershorit.
Kjo për arsye se Komisioni Evropian duhet fillimisht të përpilojë raportin për këto vende, përfshirë këtu edhe rekomandimet se çfarë do duhej të vendosej në samit.
Në mungesë të pajtimit për veriun e Kosovës, ndërmjetësja e dialogut, baronesha Ashton është e vetëdijshme se tani kalendari më nuk punon në favor të realizimit të qëllimit, kur samiti i qershorit do duhej të ishte pozitiv për Kosovën dhe Serbinë.
Kjo ka bërë që shefja e diplomacisë evropiane ka vendosur që kësaj radhe të intensifikojë angazhimet e saja në mënyrë që të krijohen kushtet që në takimin e radhës Thaçi-Daçiq të vije përfundimisht deri te pajtimi.