Asambleja e OKB-së mban seancë të posaçme mbi çështjen e Jerusalemit

New York, 20 dhjetor - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë të posaçme të jashtëzakonshme mbi çështjen e Jerusalemit.
Vendimi u mor pasi Shtetet e Bashkuara vunë veton mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të hartuar nga Egjipti, që i kërkonte ShBA-së të tërhiqte vendimin e saj për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Rezoluta nuk arriti të miratohet, megjithëse të gjitha vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit votuan pro.
Sipas Rezolutës 377 të OKB-së, Asambleja e Përgjithshme mund të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar një çështje, me qëllim që t'u bëjë rekomandime vendeve anëtare për masa kolektive, nëse Këshilli i Sigurimit nuk vepron.
Më 6 dhjetor, presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke shkaktuar një varg protestash të dhunshme.