Asamblea Parlamentare e KE-së miratoi rezuluten e Dick Martyt
Strasburg, 25 janar - Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin e zviceranit Dik Marty, i cili akuzon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa prej ish-drejtuesve të UÇK-së për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve.
Gjatë pasdites së sotme, Projektrezoluta e Martyt u hodh për votim, ndërsa jo pak reagim ka patur dhe nga deputetët shqiptarë.
Eurodeputetët e pranishëm gjatë diskutimeve të tyre janë shprehur pro dhe kundra këtij raporti.
Në bazë të rekomandimeve të Komitetit për Drejtësi janë hedhur poshtë shumica e amendamenteve rreth raportit të Dick Martyt para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë.
Shqipëria dhe Turqia përpiqeshin që të përmirësonin draft-rezolutën me amendamente.
Përpiqeshin që të zhdukin nga draft-rezoluta fjalët prova dhe fakte, duke i zëvendësuar ato me dyshime dhe thashetheme.
Ndërkaq i vetmi ndryshim që pësoi raporti pas debatit të sotëm ishte titulli, të cilit i është shtuar fjala hetim mbi trafikimin.
Vetë Marti theksoi: "Nënat kosovare dhe serbe kanë humbur bijtë e tyre. Të bejnë dicka për keto nëna. Ato më kanë lutur mua për ndihmë.
Rezoluta dhe raporti, që bëjnë thirrje për hetime, janë akte të drejtësisë dhe respekt për ata burra dhe gra që jetojnë në këtë vend të vogël, i cili tashmë ka vuajtur kaq shumë. Ky ka qënë vlerësimi i senatorit zviceran, Dick Marty, gjatë një konference për shtyp.
Nëse lexojmë pjesën e fundit të raportit, ambicja ime ishte që të jemë një zëdhënës për këto gra të cilat kanë nevojë për prosperitet dhe demokraci dhe të kenë lider që të jenë të drejtë. Komuniteti ndërkombëtar ka investuar në resurse të ndryshme qe ka marrë përgjegjesi për ato pjesë te rajonit . Ndaj duhet të marrin mësim nga ky votim. Nuk ka arsye për ndonjë ndjenjë triumfi. Mënyra sesi na kanë përgjëruar për të gjetur të dashurit e tyre, është diçka që na ka shtyrë për të ardhur deri këtu.
Marty iu referua këtij raporti duke e cilësuar se çdo fjalë, ka një përmbajtje të caktuar, dhe kjo nuk ishte një përpjekje për të inkriminuar një shoqëri. Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje që ky raport të shikohet me vëmëndje, kjo për të mos patur një keqpërdorim.