14 Janar 2025

Arrihet marrëveshja për krizën ukrainase

Kiev, 21 shkurt - Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç dhe liderët e opozitës firmosën më në fund marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja për t’i dhënë fund krizës në vend.

Përfaqësuesit e opozitës, ku mes tyre ishte edhe ish-kampioni i boksit, Vitaly Klitschko arritën marrëveshjen me Presidentin ukrainas për t’i dhënë fund krizës.

Garant për këtë marrëveshje janë bërë ministrat e Jashtëm të BE-së, përfshirë këtu atë të Polonisë, Gjermanisë, si edhe të Francës.

Sipas kësaj marrëveshje, Janukoviç ka rënë dakord që të mbahen zgjedhje të reja parlamentarë të organizuara nga një qeveri teknike.

Gjithashtu, u ra dakord që të ndërhyhet në Kushtetutën e vendit, me qëllim reduktimin e pushtetit të Presidentit dhe për të ngritur autoritetin e Parlamentit.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur protestat antiqeveritare në Ukrainë u përgjakën ditët e fundit, dhjetëra protestues dhe policë të mbetur të vrarë në rrugët e Kievit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)