Arrestohet ish presidenti i Perusë Alejandro Toledo, mori 20 milion dollarë ryshfet
Lima, 17 korrik - Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo, është arrestuar në SHBA, bëjnë të ditur autoritetet peruane.
Zyra e kryeprokurorit tha se arrestimi i tij ishte në lidhje me një kërkesë për ekstradim të lëshuar në mars të vitit të kaluar.
Toledo është akuzuar për marrjen e ryshfeteve me vlerë 20 milion $ në nga kompania ndërtuese braziliane, Odebrecht, gjatë kohës që ai ishte në detyrë midis viteve 2001 dhe 2006.
Ai mohon të gjitha akuzat duke thënë se ata janë të motivuara politikisht.