13 Janar 2025

Arratiset djali i Erdogan-it, urdhërarrest edhe për të

Ankara, 28 dhjetor - Bilal Erdogan, djali i kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan  është arratisur për në Gjeorgji ,pasi ka marrë lajmin se gjykatat turke kanë lëshuar fletë arrest për të.

Erdogan-i,  për shkak të aferës së korrupsionit ku janë të përfshirë edhe anëtarët e kabinetit të tij, ka shkarkuar 10 ministra dhe ka riformatuar qeverinë e tij deri më tani.

Pas kësaj, disa gazeta turke kanë njoftuar se edhe djali i vogël i Kryeministrit turk , Bilali, është i përfshirë në afera korrupsioni.

Prokurorët janë duke e hetuar  veprimtarinë e organizatës joqeveritare TURGEV me seli në Stamboll, pjesë e bordit drejtues të së cilës është Bilali.

Sipas gazetës, \"Radikal\", prokuroria ka lëshuar fletëarrest, pasi për djalin e Erdogan-it, i cili akuzohet se “ka themeluar dhe është pjesë e organizatës kriminale me qëllim të përfitimit personal”.

\"Oda TV\", një portal turk ka njoftuar se Bilali është larguar pa pasaportë nga Turqia nëpërmjet kalimit kufitar të Batum-it dhe ka shkuar në Gjeorgji.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)