13 Janar 2025

Armët kimike, pritet sot përgjigjja e kryeministrit Edi Rama

Tiranë, 15 nëntor - Ndërsa Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) pritet të publikojnë sot planin për shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, kryeministri Edi Rama pritet që të shpjegojë pozicionin përfundimtar të Shqipërisë në këtë operacion.

Deri më tani, kryeministri Rama është  shprehur se qeveria shqiptare ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje, por ka rritur më shumë pikëpyetjet se cila do të jetë përgjigjja përfundimtare e Shqipërisë.

Në deklaratën e parë, kryeministri Rama theksoi se qeveria nuk ishte ende dhe mund të mos ishte në pikën që do të duhej të merrte ndonjë vendim, duke e bërë kështu të largët perspektivën e kësaj çështjeje. Por, 24 orë më pas ai u shfaq vetë të rifliste mbi këtë temë, dhe këtë herë me një fokus të spostuar mbi garancitë me të cilat do të duhej lidhej një vendim pozitiv i Shqipërisë, madje duke folur edhe për përfitimet e mundshme të vendit.

Të gjitha këto deklarata të kryeministrit krijuan edhe me shumë paqartësi te qytetarë,t të cilët nisën të protestojë kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë, kjo çështje gjeti një mbështetje jo të vogël popullore, ndërsa protestat u shtrinë në shumë qytete të vendit.

Protesta në Tiranë nisi që në orët e para të ditës së djeshme, përpara Parlamentit duke u zhvendosur më pas përpara Kryeministrisë deri gjatë orëve të natës.

Gjithashtu edhe Parlament u krijua tension. Deputetët e opozitës u ngritën në këmbë për kundërshtuar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri, duke mos lejuar që seanca të zhvillohej normalisht. Ata kërkuar kthimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama nga Mali i Zi ,ku ndodhej për një vizitë zyrtare për të dalë para Parlamentit dhe për të dhënë llogari për armët kimike.

Gjithashtu dje opozita dorëzoi dje në Kuvend kërkesën për organizimin e një referendum, për sjelljen ose jo të armëve kimike në Shqipëri.

Por, nga qeveria dje nuk pati asnjë komunikim dhe shumë dilema dhe paqartësi për këtë çështje ndoshta do të marrin një përgjigje sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)