22 Dhjetor 2024

Arben Imami: Të shuhen struktura paralele në Kosovë

Stamboll, 6 shkurt - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i pranishëm në takimin ministror të NATO-s në Stamboll, u shpreh se Shqipëria mbështet Kosovën në rrugën e saj të integrimit në organizatën veri-atlantike.
Ministri shqiptar u shpreh se janë të pa pranueshme strukturat paralele në veri të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë.

"Sa i përket Kosovës, tha ministri Imami, vlerësimi ynë është se stabiliteti politik është i qartë, progresi është i dukshëm. “Kosova mund të quhet një histori suksesi por sigurisht që hapat që duhen ndërmarrë duhen marrë me kujdesin më të madh, sidomos duke pasur parasysh faktin që një pjesë e këtij vendi, pjesa veriore e tij ka probleme të sigurisë”, ka thënë ministri Imami.

Për ne është e rëndësishme që Kosova duhet të futet në kursin e integrimit rajonal dhe në veçantë rrjedhat e integrimit Euro-Atlantik. Kjo do të ishte garanci e fundit për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

 

Ky takim u ndoq nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, si dhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Takimi u ndoq edhe nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Robert Gates. Gjatë takimit u diskutuan  tri çështje të rëndësishme: Buxheti i NATO-s, Kosova dhe Afganistani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)