12 Janar 2025

Arabia shpenzon miliarda dollarë për ndryshimin e pushteteve në rajon

Riad, 5 shtator - Princi saudit Saud Fejsal, njëkohësisht ministër ijashtëm i Arabisë saudite, ka pohuar se vendi i tij ka shpenzuar shumëtë mëdha për ndryshimin e pushteteve në rajon.

Fejsal, në një intervistë dhënë kanalit televiziv Fox News pohoi se Arabia saudite ka shpenzuar miliard dollarë gjatë zhvillimeve të dy viteve të fundit në vendet e rajonit të tilla si Egjipti.

Ministri i jashtëm i Arabisë saudite tha se përpara dhe pas lëvizjes së popullit egjiptian dhe sidomos pas rrëzimit të Muhamed Morsit, presidentit të shkarkuar të Egjiptit nga ana e ushtrisë, Riadi ka paguar shumë të mëdha për disa grupe me ndikim në Egjipt.

Pohimi i shefit të diplomacisë saudite për financimin e grupeve me ndikim në zhvillimet në Egjipt dhe për rolin e Arabisë saudite në rrëzimin e qeverisë legjitime të Morsit, bëhet në një kohë kur sipas shumë analistëve politikë, Arabia saudite së bashku me Katarin duke shpenzuar miliard dollarë përpiqen të ruajnë pushtet despotike në vendet e rajonit dhe të parandalojnë lëvizjet popullore në këto vende.

Megjithëse Arabia saudite ka shpenzuar shumë të mëdha në këtë aspekt, rezultat i përpjekjeve të lartpërmendura ka qenë krejtësisht tjetër.

Qarqet politike besojnë se pas dobësimit të pozitës së Turqisë në zhvillimet në Siri, pas zgjerimit të protestave të brendshme në Turqi, pas ndryshimit të krerëve të shtetit në Katar dhe pas ndryshimit të situatës së luftës kundër terrorizmit në anë të qeverisë siriane, Arabia saudite ka nisur të shfrytëzojë shefin e shërbimit informativ të saj d.m.th.

Bandar Ben Sulltan I cili ka lidhje të ngushta me funksionarët e sigurimit në Amerikë me qëllim që zhvillimet e rajonit ti kalojë në interes të saj, perëndimit dhe regjimit sionist.

Arabia saudite përpiqet të parandalojë disfatën e aleancës anti-siriane dhe sipas shumë analistëve ky vend për arritjen e objektivave të tij kundrejt Sirisë, jep miliard dollarë ndihma financiare dhe ushtarake për terroristët dhe në këtë vend dërgon shumë forca paramilitare.

Nga kriza 2 vjeçare në Siri mijëra njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme të pariparueshme, vend i cili është një prej faktorëve më të rëndësishëm të rezistencës anti-sioniste në rajon.

Arabia saudite përveçse ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet në Egjipt, Siri, Jemen dhe Tunizi, ajo është faktor mjaft me ndikim në trazirat në Irak.

Këtë e ka theksuar shpeshherë edhe vetë kryeministri i Irakut Nuri Maleki. Në të tilla kushte nuk ka dyshim se vala e re e trazirave në Siri dhe në Irak, është produkt i programeve të hartuar dhe përpiluar nga Amerika, terroristët e Uashingtonit dhe e përkrahësve arabë të tyre të tillë si Arabia saudite.

Për përballjen me të tilla komplote është e nevojshme mobilizim total i popujve të vendeve të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)