Arabia Saudite ndryshon ditët e weekendit
Riad, 24 qershor - Arabia Saudite po ndryshon kohën e weekendit në të premten, për të lidhur ditët e punës dhe sistemin bankar me shumicën e vendeve të tjera në rajon.
Agjencia shtetërore e lajmeve në këtë vend tha se dekreti i nënshkruar nga mbreti do të hyjë në fuqi këtë javë, pasi që një trup mbikëqyrës ka rekomanduar në muajin prill, që të ndryshohet sistemi aktual, ku dy ditët e weekendit nisin të enjten.
Ky propozim kishte dështuar të miratohej në vitin 2007, por komuniteti i biznesit ka lobuar prej atëherë që të lidhet orari i pushimeve të fundjavës me qendrat e tjera komerciale, siç është ai i Dubait.
Muajin e kaluar, ishte Omani që ndryshoi ditët e fundjavës, të cilat tani janë e premte-shtune.
Shumica e shteteve të tjera arabe në rajon nisin vikendet e tyre të premten, dita kryesore e javës për lutjet e komunitetit mysliman.