Arabia Saudite, akuza amerikane do të ketë pasoja të rënda
Në deklaratë vihet në dukje se parimi i sovranitetit ka orientuar marrëdhëniet ndërshtetërore për qindra vjet me radhë, ndërsa me këtë akt autoritetet amerikane e kanë injoruar këtë parim.
Projektligji \"Drejtësia kundër sponsoreve të terrorizmit\", i hap rrugën familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit për të hedhur në gjyq çdo anëtar të qeverisë saudite, të dyshuar se mund të ketë luajtur rol në sulmet e vitit 2001.15 prej 19 rrëmbyesve të avionëve ishin shtetas sauditë, por autoritetet e Arabisë Saudite, një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, kanë mohuar çdo rol në sulmet terroriste të 11 shtatorit.