23 Dhjetor 2024

Arabia dhe Rusia drejtë përplasjes për rritjen e kuotave të prodhimit të naftës

Riad, 4 shkurt - Para takimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që do të mbahet me 4 Mars, vërehet tensionim i raporteve në mes të Arabisë Saudit dhe Rusisë, tensionim që mund të qoj në përplasje në mes të dy shteteve anëtarë të OPEC.

Para takimit të OPEC, Arabia Saudite është pro marrëveshjes së vitit të kaluar, marrëveshje e cila parasheh zvogëlimin e prodhimit të naftës, që si qëllim kishte rritjen e çmimit të naftës, pasi që si pasoj e pandemisë çmimet kishin rënë në nivelet me të ulëta në vitet e fundit.

Rusia po insiston për rritjen e sasisë të prodhimit të naftë e shtyrë nga kriza ekonomike me të cilën po përballet. Si pasoj e krizës gjatë vitit të kaluar të hyrat buxhetore ishin për 9.1% më të vogla nga ato të planifikuara, ku vetëm të hyrat nga nafta dhe gazi ishin për 30.4% më të vogla. Si pasoj e zvogëlimit te të hyrave buxhetore, vetëm gjatë vitit të kaluar Borxhi publik i Rusisë ishte rritur për 40%.

Deri sa Rusia po kërkon rritjen e sasisë së prodhimit të naftës, Arabia Saudite është duke insistuar në ruajtjen e normave të propozuara vitin e kaluar, pasi që çdo rritje e sasisë së naftës së prodhuar do të ndikoj në rënien e çmimit të naftës.

Në rast që Rusia e rritë prodhimin e naftës, Arabia Saudite është e gatshme që të rrit prodhimin me 1 milionë fuqi në ditë, çka do të ndikonte në rënien e menjëhershme të çmimeve të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)