Aplikimet për shtetësi bullgare do të rishqyrtohen
Sofje, 28 shkurt - Mediat bullgare qytetarët e huaj, i quajtën \"bullgarë\", duke përdorur thonjëzat edhe për bullgarët e Maqedonisë të cilët pa asnjë provë kanë arritur shpesh herë të marrin shtetësi dhe pasaportë nga ky shtet.
Zëvendësministri për drejtësi, Ilija Angelov, në një intervistë për gazetën Trud ka konfirmuar se i është dhënë fund kësaj praktike dhe se po shkohet një hap më tej. Do të shqyrtohen sërish dokumentet e atyre që janë në procedurë dhe do të shihet nëse i plotësojnë rregullat e reja.
Por nëse do të rishqyrtohen edhe pasaportat e dhëna deri tani ende nuk është e qartë.
pasaporta bullgare nuk i kanë marrë vetëm shtetasit nga Maqedonia por edhe 415 Kosovarë, edhe pse me popullin bullgar nuk kanë asnjë lidhje.
Sipas Angellov, Agjencia shtetërore për bullgarë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme ka dhënë certifikata për prejardhje bullgare, duke e bazuar atë jo në dokumente por në katër libra historik të cilat kanë prova për ekzistencën e komuniteteve bullgare në vendet fqinje të Bullgarisë.
Mijëra qytetarë maqedonas dhe të tjerë të huaj kanë marrë shtetësi bullgare pa dokumentacion përkatës. Sipas Angellov, vetëm vitin e kaluar janë kontrolluar mbi 12.000 kërkesa për shtetësi, prej të cilave mbi 5.000 janë kthyer për rishqyrtim.
Sipas hulumtimeve të Trud, pasaporta nga Bullgaria kanë marrë kryesisht qytetarë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Moldavia...