10 Janar 2025

Anulohet alarmi për cunami pas tërmetit 7.6 ballësh në Kili

Santiago, 26 dhjetor - Një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh i shkallës Rihter goditi Kilin, i pasuar nga alarmi për cunami.

Sipas shërbimeve Sizmike të Universitetit të Kilit, tërmeti i të dielës në orën 11, sipas orës lokale zgjati afro 2 minuta dhe epiqendra e tij ndodhet në thellësinë 30 km në det, 67 km në veriperëndim të qytetit Melinka.

Drejtori i Zyrës Kombëtare të Emergjencës të Kilit, Ricardo Toro tha se tërmeti nuk shkaktoi viktima, ndërsa në pamjet televizive shihen çarje në rrugë.

Pas alarmit për cunami të dhënë nga Forca Detare e Kilit, autoritetet nisën evakuimin e banorëve në një zonë të sigurt.

Por, autoritetet anulluan me pas alarmin për cunami. Sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan lëkundjet ishin të magnitudës 7.6 ballë dhe me epiqendër 40 kilometra larg bregut jugor të Kilit.

Një tjetër tërmet prej 7.8 ballësh u regjistrua pranë Ishujve Solomon më 8 dhjetor, ndërsa një tërmet prej 7.9 ballësh u regjistrua në Papua New Guinea më 17 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)