Anulohen fituesit e vizës amerikane
Washington, 14 maj - Një difekt kompjuterash bëri që gabimisht Shtetet e Bashkuara të njoftojnë 22 mijë qytetarë të huaj se ata kanë fituar llotarinë e vizave për të emigruar në Amerikë.
Departamenti i Shtetit njoftoi sot se kjo listë e zgjedhur nga kompjuteri nuk është më e vlefshme dhe se do të bëhet një përzgjedhje e re.
Fituesit do të njoftohen në mes të korrikut. Vitin e kaluar rreth 15 milionë shtetas të huaj morrën pjesë në llotarinë e vizave me shpresë për të qënë një prej 50 mijë personave që fitojnë të drejtën e imigrimit në Shtetet e Bashkuara.
Shorti i gabuar, që nuk do të meret parasysh, synonte të zgjidhte 90 mijë kandidatë si pretendë të mundshëm, prej të cilëve, pas intervistave për të parë në se ata i plotësojnë kushtet e llotarisë për arësim dhe profesion përkatës, do të zgjidheshin 50 mijë fituesit.