Anulimi i vizitës së Kantrimenit, shkak vonesa e fluturimit
Prishtinë, 9 shkurt - Zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se vizita e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Tomas Kantrimen, e planifikuar të realizohej sot në Prishtinë, është shty për shkak të vonesave në fluturime.
"Vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Countryman Prishtinës është shtyrë për shkak të vonesave në fluturim të shkaktuara nga moti."
"Ne presim që Zëvendës Ndihmës Sekretarit Countryman të vizitoje Kosovën në ditët në vijim", thuhet ne njoftimin e amasades.