Anti-shqiptari Dik Marti
Tiranë, 17 dhjetor - Reporteri i Këshillit të Evropës, edhe pse mbron të drejtat e njeriut, njihet si një person që ka pak simpati për shqiptarët, duke dalë kundër të drejtës së tyre për të pasur një shtet të pavarur në Kosovë.
Marti, një person lunatik, kundërshtoi fort pavarësinë në vitin 2008, duke lëshuar që atëherë akuza ndaj UCK-së. Pak ditë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ai tha se vendimi për shpalljen e saj nuk është marrë në Prishtinë.
Ai foli për kutinë e pandorës dhe pasojat e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Po shumëkush mund të thotë, pse ky raport erdhi pikërisht pas zgjedhjeve në Kosovë, ku PDK, forca politike e drejtuar nga Hashim Thaçi, që është edhe i akuzuari i Martit, u quajt fituesja e zgjedhjeve?
Në intervistën e dy viteve më parë, Dik Marti thotë shprehimisht kështu:
Konstatoj se Kosova e administruar nga komuniteti ndërkombëtar pas 10 vjetësh ka një ekonomi që nuk ekziston, është kthyer në një qendër të krimit të organizuar e të trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Konstatoj se nuk ka një shoqëri të vërtetë civile e cila të ngrejë themelet e një demokracie të vërtetë
. /t.ch./