Anijet bregdetare kineze futen në ujërat territoriale japoneze
Tokio, 21 qershor - Anijet e rojes bregdetare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale japoneze rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore, tha roja bregdetare e Japonisë.
Sipas shtabit të rojes bregdetare në Naha të provincës Okinawa, dy anije të rojes bregdetare kineze shkelën ujërat territoriale kombëtare japoneze.
Anijet janë afruar 20 kilometra në jugperëndim të ishullit Uotsuri, duke iu afruar anijeve japoneze të peshkimit në territorin e diskutueshëm në ujërat territoriale japoneze.
Si rezultat i paralajmërimeve të anijeve të rojes bregdetare japoneze për t’u larguar nga zona, anijet që i përkisnin Kinës janë tërhequr.
Transmetuesi publik NHK njoftoi se anijet kineze shkelën ujërat territoriale japoneze për herë të 11-të këtë vit.
Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur “Senkaku” nga Japonia dhe “Diaoyu” nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.
Arkipelagu, ku nuk jeton askush, ka shkaktuar mosmarrëveshje të gjata sovraniteti midis dy vendeve.