Analistët serbë skeptikë për arritjen e marëveshjeve për veriun
Beograd, 21 shkurt - Ekspertë dhe analistë serbë i cilësojnë si të vështira negociatat me Kosovën ndërsa nuk presin një marrëveshje të shpejtë në lidhje me strukturat paralele në veri.
Analisti Ognjen Pribiçeviq ka thënë se është joreale të pritet një marrëveshje e shpejtë lidhur me këto çështje.
Strukturat e sigurisë dhe të drejtësisë janë dy çështjet thelbësore. Për këtë arsye, është e pamundur të parashikohet epilogu i negociatave, ka deklaruar ai për agjencinë serbe të lajmeve Beta.