Amnesty International kërkon lirimin e Hasan Abazit
Prishtinë, 13 prill - Amnesty International (AI) ka dënuar sërish arrestimin e veprimtarit sindikal kosovar, Hasan Abazi nga ana e policisë serbe më 28 mars, derisa ai ishte duke udhëtar në një takim rajonal në Kroaci.
Përfaqësuesja e AI-së, Shawn Johnson ka thënë se organizata e e saj do ti dërgojë një letër qeverisë serbe për lirimin e Abazit.
AI konsideron se ai është i burgosur politik, sepse arsyeja e vetme që është arrestuar ka të bëjë me faktin se ai është shqiptar.\"
\"Gjithçka tregon se bëhet fjalë për arrestim nga hakmarrja, pasi në Kosovë janë arrestuar paraprakisht katër serbë. Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, të cilat janë shumë shqetësuese, ka thënë Johnson për REL.
Lirimin e Hasan Abazit e kanë kërkuar edhe zyrtarë të Parlamentit Evropian.