Amerikanët nuk e njohin Amerikën!
Kjo mund të ketë të bëjë me psikologjinë e votimit dhe gabimet, por edhe me vetëmashtrim apo injorancë! Sidoqoftë,Foreign Policy sjell disa të dhëna tjera statistikore në lidhje me amerikanët, që befasojnë secilin. Sipas këtyre të dhënave, shumica e amerikanëve, 41 për qind e tyre, besojnë se Kina është fuqia më e madhe ekonomike në botë (sipas anketës së institutit PEW). Përgjigja e saktë në fakt është: SHBA-të e jo Kina. Këtë përgjigje e kanë dhënë 40 për qind e të anketuarve.
E çuditshme por e vërtet! 73 për qind e amerikanëve nuk e dinë se komunizmi ishte shqetësimi më i madh i amerikanëve gjatë Luftës së Ftohtë, raporton Newsweek.
Nëntë për qind e amerikanëve kanë frikë se do të jenë viktima të terrorizmit, thotë anketa e AP-GFK, ndërsa sipas revistës Reason, gjasat për të vdekur nga duart e terroristit janë një në 20 milionë. Bile, në pesë vitet e kaluara gjasat ishin katër herë më të mëdha të vritesh nga rrufeja sesa nga dora e terroristit. Por, ja që kështu amerikanët nuk mendojnë.
Gati 25 për qind e amerikanëve nuk e dinë se Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe.
Sipas një ankete të realizuar nga CNN dhe Opinion Research Corporation, madje 71 për qind e amerikanëve besojnë se Irani tashmë ka armë bërthamore, ndërsa dihet se politika globale po ndërmerr masa për ta parandaluar Iranin nga një tentim i tillë.
Amerikani mesatar mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë 27 për qind të buxhetit federal për dhënien e ndihmave të huaja, thuhet në anketën e realizuar nga World Public Opinion, ndërsa kriza e borxheve e dëshmon të kundërtën.
Qytetarët amerikanë, 33 për qind e tyre, besojnë se Saddam Husseini ishte personalisht i përfshirë në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001, thotë anketa e realizuar nga CBS News dhe New York Times.
Jo më pak se 88 për qind e amerikanëve nuk kanë mundur ta gjejnë Afganistanin në hartë, 75 për qind e tyre nuk kanë mundur ta gjejnë Iranin dhe Izraelin, ndërsa 63 për qind e tyre nuk e njohin Irakun, thotë anketa e bërë nga Roper Public Business dhe National Geographic Society, ndonëse politika e jashtme amerikane ishte më së shumti e përqendruar në këto shtete.