12 Janar 2025

Ambasadori Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale te Mbreti i Jordanisë

Amman, 5 qershor - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, i dorëzoi letrat kredenciale si Ambasador jorezident i Kosovës në Jordani, Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë,  Shkëlqesisë së tij, Abdullahu II Bin Al-Hussein.  

Para dorëzimit të kredencialeve, në pallatin mbretëror është organizuar një ceremoni madhështore me gardë ushtarake, gjatë të cilës janë intonuar himnet e dy vendeve.

Ambasadori Spahiu, i shoqëruar nga Konsulli Ali Kamberi, në takimin me Mbretin Abdullah II Bin Al-Hussein, ka përcjell përshëndetjet e Presidentes, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka falënderuar për kontributin e Jordanisë për proceset në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë.

Mbreti Abdullah, ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të kontribuar më shumë në çështjet politiko-ekonomike të Kosovës.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Jordanisë, Nasser Judeh.
 
Ambasadori Spahiu, gjatë vizitës së tij në Aman ka realizuar një sërë takimesh, ndër to edhe një takim me studentët kosovarë të cilët vijojnë studimet në Jordani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)