10 Janar 2025

Ambasadori Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Islandës

Reykjavik, 16 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Stockholm, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në rezidencën presidenciale në Reykjavik, ia ka dorëzuar dje letrat kredenciale, Olafur Ragnar Grimsson, President i Republikës së Islandës.

Ambasadori Peci e falënderoi Presidentin Grimsson për njohjen e hershme të Republikës së Kosovës nga Republika e Islandës, me të cilin akt është vënë bazamenti i marrëdhënieve shumë të mira dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve mike.

Ai në vazhdim e njoftoi Presidentin Grimsson për progresin e arritur në Kosovë me theks të veçantë në integrimin e komuniteteve pakicë, marrëdhënieve me fqinjët dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja.

Presidenti Grimsson e vlerësoi si moment historik për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Islandës, akreditimin e Ambasadorit Peci në Reykjavik, dhe i dha përkrahje të plotë në përmbushjen e misionit të tij.

Ai i dha mbështetje të veçantë bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Islandës dhe Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, forcimit të lidhjeve kulturore dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë.
 
Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit Grimsson, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Islandës si mision diplomatik jorezident i akredituar në Reykjavik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)