Ambasadori palestinez në Pragë vdiq nga plagët e marra
Pragë, 2 janar - Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, Jamal Al Jamal, vdiq nga plagët e marra gjatë shpërthimit që ndodhi në banesën e tij.
Policia e Pragës ende nuk e ka konfirmuar versionin e sulmit terrorist. Megjithatë mediat sugjerojnë se detonoi një \"bombë-kurth\", e cila shpërtheu kur ambasadori hapi kasafortën në shtëpinë e vet. Në këtë moment në godinë së bashku me diplomatin e lartë ndodheshin edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij.
Pas lajmit mbi incidentin efektivët e policisë bllokuan rrugën ku ndodhi shpërthimi. Tek vendi i shtëpisë së Ambasadorit palestinez kanë ardhur rreth 20 automjete të organeve të ruajtjes së rendit. Mbi rajonin e ngjarjes tragjike fluturon një helikopter i policisë.