15 Janar 2025

Ambasadori palestinez: Kosova, pjesë e Serbisë

Beograd, 18 korrik - Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.

“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, ka thënë Nabhan.

Sipas tij, zhvillimet në Rripin e Gazës dhe çështja e Kosovës janë çështje krejtësisht të kundërta.

“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, tha ambasadori palestinez në një intervistë dhënë \"Danas\".

Ai ka shtuar se Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)