07 Janar 2025

Ambasada e SHBA-ve paralajmëron qytetarët e saj

Prishtinë, 14 janar - Ambasada amerikane në Prishtinë ua ka dërguar një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t\'i bllokojë.

\"Grupi politik Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t\'i bllokojë dy pika kufitare me Serbinë: Merdare e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë e njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës.

Bllokadat pritet të nisin të shtunën, më 14 janar 2012 dhe mund të jenë të vazhdueshme.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare.

\"Ne do të ofrojmë informacione të vazhdueshme për situatën në ndryshim. Ne kujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat me synim paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t\'i shmangni krejtësisht nëse mundeni. Bëhuni të vëmendshëm për vend-ndodhjen tuaj dhe kushtoni vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje\", thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane drejtuar qytetarëve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)