Ambasada e SHBA në Shkup fillon aplikimin online për viza
Prishtinë, 5 maj - Duke filluar nga 31 Maji, Sektori Konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup, do të kërkojë aplikim të formës së re, për aplikim online për viza (DS-160) për të gjithë aplikuesit. Forma e re elektronike është shumë ekologjie-miqësore, pasiqë ajo kërkon që aplikantët të shtypin dhe të sjellin vetëm një faqe të vetme konfirmimi për intervistën e tyre (aktualisht, aplikantët duhet të sigurojnë 3-5 faqe). Përveç kësaj, forma e re është më gjithëpërfshirëse se forma aktuale dhe do të lejojë zyrtarëve konsullorë, për të vlerësuar më shpejt dhe më me saktësi në të drejtën e një aplikanti për vizë, e cila gjithashtu do të shkurtojë kohëzgjatjen e intervistave për viza. Për ata që duan ta bëjnë këtë, formulari i ri do të jetë në dispozicion për publikun, që nga 10 Maji.