13 Janar 2025

Ambasada e Kosovës në SHBA ka mbetur pa staf diplomatik

Washington, 12 dhjetor - Republika e Kosovës disa muaj që ka probleme në personelin diplomatik në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Kosovës në SHBA njëkohësisht edhe më e rëndësishme e Kosovës në botë, siç është cilësuar nga krerët e Kosovës në inaugurimin e saj, aktualisht nuk ka asnjë personel të stafit diplomatik, përveç ambasadorit Akan Ismajli.

Kosova në këtë moment ka më shumë diplomatë në Çeki e Maqedoni sesa në shtetin më me interes për Kosovën, shkruan “Tribuna”.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, që gjatë muajve të fundit kanë qëndruar në SHBA, kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar që Ambasada e Kosovës në Uashington ka mbetur pa staf diplomatik.

Ata janë shprehur se “Ishim delegacion i lartë dhe kishim shumë takime me rëndësi. Ka ndodhur që në të njëjtën kohë disa zyrtarë nga Kosova të kishim dy takime me delegacione të ndryshme. Në këtë rast, Ambasadori Ismajli shkonte në njërin takim me një pjesë të delegacionit, ndërsa në takimin tjetër ishim vetëm ne, pa përfaqësues të Ambasadës.

Kjo na ka bërë të ndihemi keq në takim me miqtë tanë amerikanë sepse na kanë pyetur gjatë prezantimit se kë keni nga Ambasada dhe ne na është dashur të simulojmë arsye banale”, ka thënë zyrtari i lartë i Qeverisë së Kosovës i cili ka kërkuar të mbetet anonim. 


/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)