Ambasada e Francës uron insitucionet e sapozgjedhura
Prishtinë, 23 shkurt - Ambasada e Francës në Kosovë përmes një komunikate për media ka uruar Presidentin e sapozgjedhur te Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e formuar nga besimi i Parlamentit, po ashtu dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
"Themelimi i institucioneve hap një etapë të re për Kosovën, ku nuk do të mungojnë sfidat dhe vështirësitë", thuhet në komunikaten e Ambasades franceze.
Presidenti i Republikës, Qeveria dhe Kuvendi sipas ambasades do të përballen me detyra të vështira dhe të shumta.
"Në këtë periudhë të re, Franca ripërsërit mbështetjen e saj për Kosovën, popullin e saj dhe udhëheqësit që ka zgjedhur për ta çuar drejt integrimit evropian."
Me tutje në komunikate thuhet se "me urimet më të mira për sukses për të gjithë kosovarët, Franca përgëzon të gjithë ata që do ta kenë detyrën e vështirë të udhëheqjes së shtetit gjatë viteve të ardhshme."