Ambasada Amerikane në Prishtinë lëshoi faqen e saj në Facebook
Prishtinë, 8. qershor - Facebook-u i Ambasadës është dezajnuar për të ndërtuar komunitetin e spektatorëve (online), duke përfshirë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë të tjerët të cilët shprehin interesim në misionin e Ambasadës.
Përdoruesit e Facebook-ut do të mund të hasin në numër të madh informatash të rëndësishme të fushave të ndryshme, sikurse bursat për të studiuar në SHBA, ngjarjet e ndërlidhura me Ambasadën, faktet që kanë të bëjnë me SHBA, historinë dhe kulturën Amerikane.
Adhuruesit (fansat) do të jenë në mundësi të mësojnë më tepër për mundësitë e këmbimeve (studentore) dhe granteve të ofruara nga Ambasada, si dhe do të kenë mundësinë të përfshijnë përdoruesit tjerë dhe personelin e Ambasadës nëpër diskutimeve të zgjëruara.
Faqja gjithashtu do të veçojë votimet dhe sondazhed, dhe do të ofrojë ura lidhëse (linka) për lajme relevante dhe faqe tjera informative.