23 Dhjetor 2024

Ali Ahmeti kërkoi të pengohet miratimi i raportit të Martyt

Shkup, 14 janar - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një letër dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar nga ai të pengojë miratimin e Raportit të Dik Martit për Kosovën.

Në letrën e Ali Ahmetit thuhet se kërkohet demaskimi dhe kundërvënia ndaj tentimeve të disa qarqeve për njollosjen dhe denigrimin dhe vlerave të luftës të fundit të popullit shqiptar në këto troje.

Në letrën e Ahmetit, thuhet se raporti është tendencioz dhe me prapavijë politike.

Nga BDI kanë informuar se letrës së kreut të tyre i është përgjigjur edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare, Cavusoglu. Sipas tij, letra sipas rregullave, është proceduar në Komisionet përkatëse të Këshillit të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)