Alexei Navalny lirohet nga spitali
Berlin, 23 shtator - Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë.
Ai më pas u dërgua në Berlin derisa ishte ende në koma.
"Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor", tha spitali të mërkurën.
"Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë", thuhet në njoftim.
Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.
Moska ka thënë se është ende herët dëshmuar prova të një krimi dhe ka refuzuar të hapë një hetim deri më tani.
Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.