Aleksander Vulin, kreu i Zyrës për Kosovën
Beograd, 23 korrik - Këshilli kryesor i Partisë Përparimtare Serbe e emëroi kryetarin e Lëvizjes Socialiste, Aleksadër Vulin, në postin e shefit të Zyrës për Kosovën.
Marko Gjuriç, këshilltari i kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, konfirmoi se Vulin do të jetë në krye të Zyrës për Kosovën.
Sipas burimeve të gazetës Danas, ditët e fundit, sektori për Kosovën disa herë është ndërruar ndërmjet Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe.
Kandidat i socialistëve ka qenë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Zvonko Stevic, ndërsa PPS-ja ka pasur parasysh kryetarin (paralel) e komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantic, si dhe Aleksadar Vulinin, lider i Lëvizjes Socialiste, e cila është partner i koalicionit me PPS-në.
Aleksandër Vulin është njëri prej themeluesve të JUL-it (e majta jugosllave) të bashkëshortes së Slobodan Millosheviçit, Mira Markoviç, ku ishte zëdhënës