12 Janar 2025

Albright: Serbinë e bombarduam me të drejtë

Washington, 29 shtator - Ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright ka theksuar se për bombardimin e Kosovës më 1999 kishte dhënë urdhër presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton.

Aksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë krizës në Kosovë, duke përfshirë edhe viset e bombarduara që nuk kanë qenë nën sanksione të Kombeve të Bashkuara, kanë qenë jolegale, sipas së drejtës ndërkombëtare, por megjithatë kanë qenë të drejta, deklaroi ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Për bombardimin e Kosovës më 1999 ka dhënë urdhër presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, me qëllim që të parandalohet “brutaliteti i forcave ushtarake serbe kundër shqiptarëve në Kosovë”.

Duke e krahasuar krizën e Kosovës me situatën momentale në Siri, Albright deklaroi për NPR se ekzistojnë një sërë mënyrash legale që SHBA-ja të sulmojë Sirinë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së\", shkruan gazeta Blic.

“Mendoj që ka mënyra të panumërta që ta bëjmë këtë. Kur pyesni nëse është legale – sinqerisht , të kthehem në Kosovë, sistemi në njëfarë dore ka thënë se ajo që kemi bërë atje nuk ka qenë legale, por ka qenë e drejtë.\"

\"Gjithnjë kam besuar se jemi më të fuqishëm në aksione multilaterale sesa në ato unilaterale. Por, ekzistojnë mënyra të tjera që kjo të kuptohet dhe të dilet nga çorrsokaku i Këshillit të Sigurimit”, përfundoi Albright

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)