12 Janar 2025

Albright përshendeti arritjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi

Londër, 20 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Londër, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli gruas për paqen e sigurinë” u takua sot me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, zonjën Madeleine Albright.

Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Albright, biseduan për pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri si dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Zonja Albright e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën e saj në për prezantimin e shtetit të Kosovës dhe angazhimin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të qytetarëve të Kosovës si dhe vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe avancimin e proceseve demokratike në vend.

Madeleine Albright e përgëzoi Presidenten Jahjaga, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut në Bruksel.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ish sekretaren amerikane të shtetit për gjithë punën dhe angazhimin e saj për Kosovën dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend.

Ajo thekoi se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe vlerësoi se angazhimi amerikan në rajon kontribuon në stabilitetin e tij.

Presidentja Jahjaga tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përmes procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, ndihmon në vendosjen e paqes dhe lehtëson jetën e qytetarëve ngatë dyja anët e kufirit.

Ajo vlerësoi se marrëveshja e arritur, të premten, do të ndihmojë në relaksimin e marrëdhënieve dhe do të avancojë procesin e integrimeve evropiane të të dyja shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)