14 Janar 2025

Albright: Krimea nuk është si Kosova

Washington, 5 mars - Ish Sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright është shprehur se Kosova është në një situatë krejtësisht tjetër nga kjo në Krime. Ish Jugosllavia është shkatërruar për shkak të veprimeve të Millosheviqit të cilat zgjatën me vite.

"Nga ish Jugosllavia u ndanë edhe Sllovenia, Kroacia e Bosnjë e Hercegovina. Ajo çfarë ndodhi aty ishte rezultat e zhvillimeve të brendshme. Ndërsa Rusia kurrë nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte në Kosovë, dhe është përpjekur që të bllokojë vazhdimisht faktin se njerëzit aty dëshironin ta kenë pavarësi”, shprehet Albright .

"E rëndësishme është se Rusët, duket se po ‘blejnë’ në mënyra të ndryshme diçka që mund t'u shkaktojë probleme të brendshme shumë të mëdha, sidomos kur kemi grupet të shumta etnike si në Krime, Dagestan e në disa vende të tjera", shprehet Albright , njofton RTK.

Ajo ka theksuar se Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka gabuar në kalkulimin e gjendjea në Ukrainë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)